Kadyrov: Jam gjallë dhe shëndoshë

by Nexhat

Kanali zyrtar i mediave sociale i Ramzan Kadyrov, liderit të Republikës Çeçene të Rusisë dhe aleatit të vendosur të presidentit rus, Vladimir Putin, shfaqi një video të mërkurën dhe hodhi poshtë raportet se ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

I pyetur në lidhje me raportet se 46-vjeçari po trajtohej në një spital në Moskë, Kremlini tha këtë javë se nuk kishte asnjë informacion për këtë çështje.

Por një video e publikuar në kanalin Telegram të Kadyrov e tregon atë të ulur pranë shtratit të një njeriu që thuhet se është “xhaxhai ynë i dashur Magomed Abdulkamidovich Kadyrov” dhe duke i puthur dorën dhe kokën.

Megjithatë, nuk tregohet qartë se kur është regjistruar kjo video e Kadyrovit, raporton reuters.

“Lavdi i Plotfuqishmi, unë jam gjallë dhe shëndoshë dhe nuk e kuptoj fare pse do të bëhej bujë edhe në rastin e sëmundjes sime”, pyeti Kadyrov

Ndryshe, mediat kanë raportuar se aleati i Putinit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy