Arsenal vihet pas Takefusa Kubos

by Nexhat

Arsenal raportohet se do ta aktivizoj verën e ardhshme klauzolën e lirimit në vlerë prej 52 milionë eurove të ish-lojtarit të Real Madridit dhe yllit të Real Sociedadit, Takefusa Kubo.

Gunners vendosën që  të mos nënshkruajnë me një sulmues pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Ata momentalisht kanë Bukayo Saka, Gabriel Martinelli, Gabriel Jesus, Leandro Trossard, Eddie Nketiah dhe Reiss Nelsson si alternativa në fazën ofanzive.

banner

Tani, sipas mediave spanjolle Arsenal e ka identifikuar Kubon si një objektiv potencial të afatit kalimtar për sezonin 2024/25. Trajneri i londinezëve, Mikel Arteta, thuhet të jetë personi i cili ka kërkuar që Kubo të jetë njëri ndër synimet e tij për edicionin e ardhshëm.

Edicionin që lamë pas, Arsenal ishte shumë afër për ti dhënë fund periudhës 19-vjeçare pa titull të Ligës Premier, por në fund ishte Manchester City që ia doli të fitojë trofeun dhe tani po kërkojnë që të përforcojnë më shumë ekipin

Real Madridi mund të jetë një pengesë në realizimin e këtij transferimi pasi këta të fundit janë të interesuar gjithashtu për Kubon dhe kanë një klauzolë të riblerjes në vlerë prej 26 milionë eurove dhe mund ta aktivizojnë që nga vera e ardhshme.

22-vjeçari Kubo ka qenë protagonisti kryesor në kualifikimin e Real Sociedad në Ligën e Kampionëve.

Ai shënoi nëntë gola dhe bëri shtatë asistime në 35 ndeshje në ligë duke shtuar këtu edhe dy asistime në Ligën e Evropës, duke qenë kështu fytyra kryesore e ekipit.

Në rast se Kubo vendos që ti bashkohet Arsenalit, ai do të duhej të mposhte konkurrencën e Bukayo Sakas në krahun e djathtë.

Japonezi mund të luaj gjithashtu edhe në pozita më qendrore ose si sulmues i dytë në rast nevoje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy