Mallorca ndal me barazim Barcelonën, Muriqi protagonisti kryesor

by Nexhat

Mallorca dhe Barcelona kanë luajtur baras 2-2 në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.

Ishin vendasit ata që morën të parët avantazhin pas golit të shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e tetë të takimit, pas asistimit me kokë nga Antonio Sanchez. (1-0)

banner

Pas golit të pësuar Barcelona u vu në kërkim të barazimit dhe shtoi intensitetin e lojës ku dhe arritën të shënojnë tre minuta pa përfunduar pjesa e parë me anë të Raphinhas. (1-1)

Kur të gjithë mendonin se dy skuadrat do të shkojnë në pushimin mes pjesëve me këtë rezultat, në skenë doli përsëri Vedat Muriqi i cili asiston me kokë bashkëlojtarin Abdon Prats i cili nuk gaboi në një situatë ballë për ballë me Ter Stegen, për t’i dhënë avantazhin Mallorcas për herë të dytë në këtë përballje. (2-1)

Me epërsinë prej një goli të vendasve përfundoi edhe pjesa e parë.

Në minutën e 55-të të ndeshjes, Barcelona iu afrua barazimit ku arritën të godasin shtyllën me anë të portugezit Joao Felix.

Blaugranasit fituan një penallti në minutën e 65-të me anë të Lamine Yamal, por pas rishikimit në VAR gjyqtari kryesor i ndeshjes tërhoqi prapa vendimin e tij.

Goli i barazimit për ekipin e Xavit erdhi saktësisht dhjetë minuta më vonë pas anulimit të penalltisë, ku ata arritën të shënojnë me anë të  Fermin Lopez i cili u asistua nga braziliani Raphinha. (2-2)

Pas këtij momenti e deri në fishkëllimen e fundit disa raste të tjera shënimi për të dy skuadrat, por të gjitha tentimet për të shënuar ishin të pasuksesshme.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona vazhdon të mbetet lider në tabelë, të paktën deri nesër në mbrëmje kur Real Madridi zhvillon ndeshjen e tyre ndaj Las Palmas.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy