Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse BE-ja dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë menjëherë.
Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka shkruar se pas aktit të fundit të agresionit kundër Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës nga terroristët të lidhur me Serbinë, ai ka thënë se Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën.
“Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, kështu ka shkruar Hoxhaj.