Atletico Madrid ka shënuar fitore me përmbysje të madhe rezultati ndaj Cadizit.
Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ishte duke humbur 0:2, ndërsa u rikthye ta fitonte 3:2 ndeshjen, në kuadër të javës së tetë në La Liga.
Lucas Pires kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12-të, kurse Marti u përkujdes për epërsinë e dyfishtë të Cadizit.
Correa ngushtoi epërsinë në minutën e 32-të, kurse në pjesën e dytë ndodhi rikthimi i madh.
Ishte Molina i cili barazoi fillimisht shifrat në minutën e 46-të të takimit, shkruan Gazeta Express.
Kurse, Correa shënoi golin e dytë personal dhe të tretin të Atleticos sonte për ta siguruar një fitore madhështore.
Me këtë triumf, Atletico tani shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e katërt, pesë më pak se lideri Real Madridi, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Cadiz mbetet në vendin e 12-të me nëntë pikë gjithsej.