Ministri i Jashtëm iranian tregon dy mesazhet që SHBA i dërgoi Teheranit në lidhje me luftën izraelito-palestineze

by Nexhat

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka thënë se Shtetet e Bashkuara i dërguan Iranit dy mesazhe në lidhje me përshkallëzimin në rajon.

“Mesazhi i parë thoshte se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara për zgjerimin e luftës, dhe mesazhi i dytë i kërkoi Iranit të vetëpërmbahej dhe këmbënguli që Irani gjithashtu duhet t’u kërkojë vendeve të tjera dhe palëve të tjera të kenë vetëpërmbajtje”, citohet të ketë thënë Abdollahian gjatë një konferencë shtypi në Teheran të hënën mbrëma,

banner

Megjithatë, siç vë në pah CNN, Amir-Abdollahian nuk bëri të ditur se si dhe kur u dërguan mesazhet.

“SHBA thotë se nuk është e interesuar të zgjerojë luftën, por në dy javët e fundit ka treguar se është e përfshirë në zgjerimin dhe përshkallëzimin e konfliktit në Gaza duke dërguar mijëra dërgesa armësh dhe mbështetjen e plotë të regjimit sionist”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm iranian akuzoi presidentin amerikan Biden për atë që ai tha se ishte “hipokrizi” e pozicionit të SHBA në lidhje me të drejtat e njeriut në Gaza.

Ai pyeti nëse “vdekja e më shumë se 5,000 civilëve, grave dhe fëmijëve, më shumë se 20,000 të plagosurve dhe qindra mijëra të pastrehëve, është rezultat i të drejtave të njeriut për të cilat po fliste zoti Biden?”.

Ndërsa Izraeli përgatitet për një inkursion të pritshëm tokësor në Gaza, ka pasur një mori përpjekjesh diplomatike për të parandaluar që lufta e Izraelit kundër Hamasit të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë rajonal.

Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, ka pasur shkëmbim zjarri të vazhdueshëm në kufirin verior të Izraelit me Libanin, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit përplasen me Hezbollahun, lëvizjen islamike të mbështetur nga Irani që ka bazën e saj kryesore në kufirin Izrael-Liban.

CNN raportoi të hënën se SHBA-të kanë informata se grupet e milicisë të mbështetur nga Irani po planifikojnë të rrisin sulmet kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Irani kërkon të përfitojë nga reagimi në rajon kundër mbështetjes së SHBA-së për Izraelin, sipas zyrtarëve të shumtë amerikanë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy