Manchester United ka fituar pikët e para në Ligën e Kampionëve, pas xhiros së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Djajtë e Kuq fituan me shumë mund në shtëpi ndaj Copenhagen, duke marrë kështu edhe fitoren e parë, 1-0.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, që rrezikuan në minutën e pestë nëpërmjet Diogo Goncalves, por goditjas e tij u ndalë nga shtylla.
https://twitter.com/ManUtd/status/1716910046544879948?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1716910046544879948%7Ctwgr%5E8062c0351058c80528426d11f780abb4f79f3a46%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmanchester-united-fiton-shume-mund-ndaj-copenhagen-ne-old-trafford%2F
Një rast të mirë shënimi për Copenhagen lëshoi edhe Elias Achouri (38’), me gjuajtjen e tij që shkoi jashtë.
Edhe 45 minutat e dytë nisën më mirë për mysafirët, pasi Andre Onana u detyrua të bënte një super pritje në minutën e 50-të, kur gjuajti Lukas Lerager.
Man United filloi të këndellej dhe rrezikoi me anë të Rasmus Hojlund e Christian Eriksen, por që të dy ishin të pafat.
Harry Maguire!!! ⚽️#MUFC || #UCL pic.twitter.com/ZwzrokIghh
— Manchester United (@ManUtd) October 24, 2023
Heroi i kësaj mbrtëmje për Djajtë e Kuq doli të ishte Harry Maguire, që shënoi nga një asistim i Christian Eriksen në minutën e 72-të.
Bayern Munichu është lider i Grupit A me nëntë pikë, Galatasaray me katër, Manchester United me tri dhe Copenhagen me një sosh.