Fjalori zyrtar suedez kompletohet pas 140 vjetësh

by Nexhat

Regjistrimi përfundimtar i gjuhës suedeze ka përfunduar pas 140 vjetësh, me vëllimin final të fjalorit dërguar për t’u shtypur javën e kaluar.

Fjalori i Akademisë Suedeze ka 33,111 faqe në 39 vëllime.

banner

“Ka nisur në vitin 1883 dhe tani kemi përfunduar. Përgjatë 137 vjetësh punëtorë me orar të plotë kanë punuar në të”, ka thënë botuesi Christian Mattsson për AFP.

Pavarësisht se ka arritur një hap të madh, puna në të nuk ka përfunduar plotësisht: volumet nga A-ja te R-ja tani janë aq të vjetra sa duhet të rishikohen për të përfshirë fjalë moderne.

“Një fjalë e tillë është fjala ‘alergji’ e cila erdhi në gjuhën suedeze rreth viteve 1920 por nuk është në volumin A sepse është publikuar në vitin 1893”.

“Kukulla Barbie”, “aplikacion” dhe “kompjuter” janë në mesin e 10,000 fjalëve që do të futen në fjalor në shtatë vjetët e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy