Familjet e ushtarakëve ukrainas kërkojnë që të familjarët e tyre të kthehen në shtëpi

by Nexhat

Familjet e ushtarakëve ukrainas kanë organizuar një protestë në qendër të Kievit duke kërkuar që familjarët të lejohen t’u kthehen në shtëpi.

Protestuesit, shumë prej tyre fëmijë, brohorisnin “çmobilizoni ushtarët”.

banner

Shumë prej tyre mbanin pankarta, duke përfshirë një ku shkruhej: “Kthejeni babanë tim. Demobilizim”.

“Edhe luftëtarët kanë familje”, thuhej në një tjetër.

Familjet po kërkojnë që qeveria ukrainase të miratojë një ligj që u lejon ushtarëve të zgjedhin nëse duan të heqin dorë nga shërbimi pas 18 muajsh.

Ukraina ka urdhëruar një mobilizim të përgjithshëm të popullatës mashkullore të moshës nga 25 deri në 60 vjeç.

Shumica iu bashkuan ushtrisë si vullnetarë kur Rusia filloi operacionin e saj ushtarak në shkurt 2022 – pothuajse dy vjet më parë.

Që atëherë, Ukraina ka rritur numrin e ushtarëve dhe ka mbyllur kufijtë e saj për ata të moshës së rekrutimit.

“Unë jetoj në frikë të vazhdueshme për jetën e tij,” tha Valeriia Koliada, 35 vjeç, bashkëshorti i së cilës u bashkua me ushtrinë si vullnetar.

“Më bën keq mendërisht, edhe ai është i lodhur. Jemi një familje e re. Edhe unë dua të kem një fëmijë dhe të fle e qetë natën”, shtoi ajo.

Protesta të tjera u raportuan në qytete të tjera të Ukrainës, përfshirë Lviv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy