Fisnik Asllani i sjell fitoren Austria Vjenës, kalojnë tutje në Kupën e Austrisë

by Nexhat

Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani po vazhdon me formë të mirë te Austria Vjenë, ku edhe sot ka gjetur golin në Kupën e Austrisë ndaj Klagenfurt.

Asllani e nisi ndeshjen si startues, ndërsa golin e gjeti në minutën e 24-të.

Ai mori një top në zonë dhe me një kthim të bukur u gjet përballë portierit për të shënuar pastaj për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe takimin, duke dal që goli i shqiptarit të jetë vendimtar, ku skuadra e tij kaloi në çerekfinale.

Ky është goli i tretë i Asllanit me Austria Vjenën në të gjitha garat.

Ai është në huazim nga Hoffenhaim, që me gjasë do ta kthejnë në skuadër gjatë verës pas paraqitjeve të mira.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy