Operimi i Neymar zgjati katër orë – ka një ditë se kur do t’i kthehet ai futbollit

by Nexhat

Sulmuesi brazilian Neymar u operua në Belo Horizonte, dy javë pas një dëmtimi të rëndë në gju në ndeshjen kundër Uruguait në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Operacioni i Neymar në ligamente dhe menisk të gjurit të majtë zgjati katër orë, shkruan Globo Esporte.

banner

Klubi i Neymar, Al Hilal, synonte ta kryente operacionin në Paris.

Megjithatë, braziliani zgjodhi doktorin Rodrigo Lasmar, i cili e kishte operuar tashmë në të njëjtin spital në vitin 2018 pas një dëmtimi të rëndë në këmbë.

Të enjten herët në mëngjes, sulmuesi postoi një foto të tij duke fjetur me dy fëmijët e tij në rrjetet sociale dhe tha: “Gjithçka do të jetë mirë”. Pastaj ai postoi pasi u zgjua nga operimi.

Lojtari i Al Hilal pritet të kthehet në fushë deri në fund të pjesës së parë të vitit 2024.

Neymar është golashënuesi më i mirë brazilian i të gjitha kohërave me 79 gola, dy më shumë se legjendar Pele.

Megjithatë, Pele fitoi tre tituj botërorë me fanellën e Brazilit, ndërsa Neymar asnjë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy