Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Alby the Goat, ka rrëfyer për punët që ka bërë në të kaluarën, kur shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tregon se nisi të punonte që në moshë të re, shkonte në shkollë dhe gjente kohë edhe për të bërë ndonjë punë.
Në fillim, konkurrentja theksoi se nisi të punonte në një restorant, e që më pas ishte vazhdimisht në kërkim të bënte më shumë para.
“Kam shkuar nga shkolla në restorant, kam punuar si ‘hosting’ për të ulur njerëzit në tavolinë, duke u rritur thosha kam nevojë për më shumë para. U rrita edhe aty doja më shumë para, i thash të punoja si kameriere ose banakiere”, u shpreh Alby
Tutje, zeshkania vazhdoi: “Më thanë gjej dikë të telefonatat, unë futa shoqen time. Ajo hyri në telefon, mua më than dy ditë kameriere, tre ditë banakiere. Aty u kënaqa. Kam punuar gjithçka. Punoja dy tre punë”.
Alby ndryshe në një rrëfim tjetër tha se filloi të punonte si aktore e filmave për të rritur për shkak të kushteve financiare.
Ajo tani është nënë e një vajze, katërvjeçare.