Shtyhet protesta e paralajmëruar për sot nga punëtorët e KEK-ut

by Merita

Protesta e paralajmëruar për ditën e sotme nga punëtorët e KEK-ut është shtyrë. Kështu ka bërë të ditur Sindikata e KEK-ut me anë të një njoftimi, në të cilin thuhet se morën zotim se kërkesat e tyre do të realizohen.

Sipas njoftimit, vendimi për shtyerjen e protestës është marrë kryesuesin e bordit drejtues dhe menaxhmentin e KEK-ut.

banner

“Duke ju njoftuar për zhvillimet e fundit në lidhje me negociatat tona për ngritjen e pagave dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime, kemi disa lajme të rëndësishme për të ndarë me ju. Sot, pas një takimi të gjatë me kryesuesin e bordit drejtues dhe menaxhmentin e KEK-ut, kemi arritur në një marrëveshje që na jep shpresë dhe besim se kërkesat tona do të realizohen. Kryesuesi i bordit drejtues dhe menaxhmenti i KEK-ut është zotuar për të kryer kërkesat tona dhe ka premtuar se do të vazhdojë dialogun me sindikatat për të adresuar çështjet e punëtorëve në mënyrë të drejtë”, thuhet tutje.

Siç bën të ditur njoftimi, qëllimi i tyre është të hapet rrugë për dialog dhe zgjidhjen e kërkesave tona në një mënyrë të qetë dhe të drejtë. “Me këtë mendim dhe duke iu besuar zotimit të KEK-ut për të ndërmarrë veprime konkrete, kemi vendosur të shtyjmë protestën tonë të planifikuar për nesër më datën 7 nëntor 2023. Qëllimi ynë është të hapim rrugën për dialog dhe zgjidhjen e kërkesave tona në një mënyrë të qetë dhe të drejtë”.Sindikata e KEK-ut ka paralajmëruar veprime sindikale nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.

“Megjithatë, është e rëndësishme që të kemi parasysh se këto janë premtime, dhe ne do të jemi të përgatitur për veprime sindikale nëse kërkesat tona të drejta dhe ligjore nuk realizohen në mënyrë të plotë. Do të vazhdojmë të jemi aktiv dhe do të ndërmarrim hapa të duhur për të mbrojtur të drejtat tona”, njofton Sinidikata.Protesta ishte paraparë të niste nga ora 11:00 para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy