Izraeli po i afrohet shkatërrimit të “sistemit ushtarak” të Hamasit në Gazën veriore, tha një zyrtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
”Ne jemi shumë afër shkatërrimit të sistemit ushtarak që kishte (Hamasi) në Rripin verior të Gazës”, tha të enjten shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Herzi Halevi, teksa vizitonte trupat që luftonin në rrip.
Deklarata e tij vjen pasi udhëheqësit izraelitë në fillim të javës thanë se pjesa veriore e Gazës, duke përfshirë qytetin e Gazës, ishte nën kontrollin e Izraelit, raporton CNN
Të mërkurën, Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se operacionet tokësore të Izraelit “do të zgjasin për shumë muaj – dhe do të përfshijnë si veriun ashtu edhe jugun (të Rripit të Gazës)”, duke u zotuar të “çmontojnë Hamasin kudo që të jetë”.