Shitet në ankand uiski më i shtrenjtë në botë, shifra e paimagjinueshme

by Merita

Një shishe e rrallë uiski është shitur për 2.7 milionë dollarë, duke thyer në këtë mënyrë rekordin për verën apo pijen alkoolike më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ndonjë ankand.

Macallan 1926 është një nga shishet më të kërkuara në botë të uiskit skocez. Ajo u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s të shtunën, më shumë se dyfishin e çmimit të parashikuar që do të arrinte.

banner

Ky uiski kaloi 60 vjet duke u maturuar në bute të errëta lisi, përpara se të bëhej një nga vetëm 40 shishet e llojit të saj në 1986.

40 shishet thuhet se nuk u vunë kurrë në dispozicion për blerje, por iu ofruan klientëve kryesorë të The Macallan.

Dhe sa herë që ndonjë nga shishet është nxjerrë në ankand gjatë viteve, ka pasur rezultate të jashtëzakonshme. Një shishe e ngjashme është shitur në vitin 2019 për 1.5 milionë paund.

Duke folur muajin e kaluar në prag të ankandit, drejtuesi i “Sotheby”, Fowle tha se The Macallan 1926 është i vetmi uiski që çdo ankand dëshiron të shesë dhe çdo koleksionist dëshiron të zotërojë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy