Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit mjekësor në këtë spital. Këtë pozitë do ta mbulojë Dr. Gani Rama.
“Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot më datë 22.11.2023 ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional. Në pozitën e U.D. të Drejtorit Mjekësorë sot është emëruar Dr. Gani Rama – Internist me përvojë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Dr.Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësor!
Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot më datë 22.11.2023 ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional.
Në pozitën e U.D. të Drejtorit Mjekësorë sot është emëruar Dr. Gani Rama – Internist me përvojë.
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Dr.Fazli Shala ka falënderuar Dr.Besnik Ibraj për kontributin e dhënë, duke potencuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me tashmë ish Drejtorin Mjekësor dhe me secilin të punësuar do të jetë i vazhdueshëm drejtë synimit për të avancuar punën në Institucionin tonë.