Nga ministria e Jashtme e Katarit, është bërë e ditur se armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit do të hyjë në fuqi nesër në ora 7 të mëngjesit.
Duke folur në një konferencë për media në Doha, zëdhënësi i ministrisë tha se grupi i parë i pengjeve do të dorëzohen të premten në ora 16:00, .
Mjeku Majed al Ansari tha se grupi i parë do të përbëhet nga 13 persona dhe se familjeve do t’ju jepet prioritet.
“Fillimi i pauzës do të nis në ora 7 të premten dhe do të zgjasë për aq sa janë dakorduar – pra katër ditë”, shtoi ai.
“Grupi i parë i civilëve që do të lirohen nga Gaza do të fillojë në ora 16:00 në po të njëjtën ditë, kurse fëmijët dhe pengjet që janë nga e njëjta familje do të jenë prioritet”, u tha ndër tjera
Gjithashtu theksoi se takimit mes dy palëve “ka shkuar shumë mirë” dhe ka vazhduar deri në orët e para të këtij mëngjesi.
“Qëllimi ynë kryesor është siguria e pengjeve”, shtoi ai duke refuzuar të japë detaje për rrugën që do të përdoret për t’i nxjerrë pengjet nga Gaza.