El-Sisi: Shteti i ardhshëm palestinez duhet të çmilitarizohet, plani i vitit 1967 është i pamundur

by Nexhat

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi tha sot se shteti i ardhshëm palestinez duhet të çmilitarizohet.

Ai shtoi se Palestina mund të ketë një prani të përkohshme ndërkombëtare të sigurisë, e cila do të ofronte mbrojte edhe për Izraelin

banner

“Ne kemi thënë se jemi gati që ky vend të çmilitarizohet dhe mund të ketë edhe garanci për më shumë forca, të tilla si të NATO-s, Kombeve të Bashkuara, forcat arabe apo amerikane, derisa të arrijmë sigurinë për të dyja shtetet – shteti palestinez dhe ai izraelit”, tha El-Sisi.

Kryeministri egjiptian foli në një konferencë të përbashkët shtypi në Kajro me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez dhe kryeministrin belg, Alexander De Croo.

“Një zgjidhje politike që kërkon një shtet palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967 dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytet është i pamundur”, shtoi El-Sisi

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi u tha gazetarëve në Londër këtë javë se shtetet arabe nuk do të dëshironin të shkonin në Rripin e Gazës, i cili mund të shndërrohej në një “shkretëtirë” me një ofensivë ushtarake izraelite.

“Cilat janë rrethanat në të cilat ndonjë prej nesh (vendet arabe) do të dëshironte të shkonte atje për t’u parë si një armik dhe dikush që duhet të pastrojë rrëmujën izraelite”, pyeti Safadi.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushimi ndërsa të dyja palët do të lirojnë pengjet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy