Duke gërmuar në shtëpinë e tij të shkatërruar, Khaled Nabhan ngrit kukullën që i përkiste mbesës së tij dhe fillon ta puthë.
Lodrat janë gjithçka që i kanë mbetur nga nipi dhe mbesa, 3-vjeçarja Reem dhe 5-vjeçari Tareq që u vranë javën e kaluar derisa ishin duke fjetur në shtratin e tyre, raporton CNN.
Shtëpia e tyre u shemb”, siç thotë Nabhan nga sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Al Nuseria në jug të Gazës.
E Nabhan ka arritur tani të rikthehet, pas armëpushimit të arritur mes Hamasit dhe Izraelit, .
Duke folur për CNN nga rrënojat e shtëpisë, Nabhan ka përshkruar mbrëmjes e fundit që e kaloi me nipërit, duke fshirë lotët derisa tregonte sesi e kishin lutur t’i nxjerrë jashtë për të luajtur.
Këtë kërkesë të tyre e kishte refuzuar duke marrë parasysh rrezikun nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite.
“Vazhdimisht kërkonin fruta, por nuk kishte për shkak të luftë”, tha ai.
Oh how I hope to be present the day he finds her in front of the gates of Paradise with her running to his arms again as she was ripped away from him in Palestine. To watch him open her eyes and kiss them and grieve for her as he calls her “the soul of my soul” after she was… pic.twitter.com/Bp3Yhy08eg
— Dr. Omar Suleiman (@omarsuleiman504) November 29, 2023