Smakiqi:Ligji për Fondin Sovran nuk ka gjasa të kaloj në Gjykatën Kushtetuese

by Nexhat

Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7.

Ky fond i cili ka qenë një ndër premtimet më të mëdha të Lëvizjes Vetëvendosje sipas avokatit Xhevdet Smakiqi është në kundërshtim me ekonominë e lirë të tregut dhe me ligjet në fuqi në vend.

Sipas tij ligji për Fondin Sovran do të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk ka gjasa që t’i kaloj filtrat ligjore të kësaj gjykate.

“Përveç që ky ligj është antikushtetues është poashtu një projektligj që mundëson korrupsion masiv për arsye se në nenin 48 të tij thuhet se Fondi nuk do t’i nënshtrohet Ligjit të Prokurimit Publik, përveç kësaj i njëjti nuk do t’i nënshtrohet as Ligjit të Punës. Tjetër anomali në këtë ligj për fondin është se në një nen thuhet se në rast të ndonjë kontesti ai do të përfundoj në Gjykatën Ekonomike ndërsa të gjithë e dijm se ne nuk kemi një gjykatë të tillë. Kjo tregon se ky ligj është hartuar një grup njerëzish që nuk e njohin sistemin juridik të vendit tonë”, ka shtuar Smakiqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy