Liverpooli është duke kërkuar transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të dimrit.
The Reds janë duke kërkuar triumfin në kampionat dhe trajneri Jurgen Klopp është i vetëdijshëm se i duhet ta përforcojë skuadrën e tij.
Sulmuesi anglez Jarrod Bowen është një nga objektivat kryesorë të Liverpoolit për ta përforcuar repartin ofensivë.
Autor i nëntë golave dhe një asistimi në 14 ndeshje këtë sezon ka një kontratë afatgjate me West Ham United deri në verën e vitit 2030.
West Ham nuk është i interesuar ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, vetëm nëse vije një ofertë e çmendur në zyrat e tyre.
Sipas asaj që ka raportuar Team Talk, ‘Çekanët’ do të heqin dorë nga sulmuesi anglez vetëm nëse vije një ofertë e njëjtë me atë të Declan Rices që kaloi te Arsenali në verë për shumën e 116 milionë eurove
Kësisoj The Reds nëse duan të nënshkruajnë me Bowen, atëherë do të duhet të paguanin më shumë se 100 milionë euro, çka anglezi do të bëhej blerja më e shtrenjtë në histori të Liverpoolit.
Interesim për sulmuesin anglez ka shprehur edhe Arsenal, por vështirë se do të ofrojë ndonjëra nga skuadrat mbi 100 milionë euro për të.