Prokurorët akuzojnë 27 persona për planifikim të grusht-shteti në Gjermani

by Nexhat

Prokurorët gjermanë kanë akuzuar 27 të dyshuar të ekstremit të djathtë për planifikimin e një grushti të dhunshëm.

Të dyshuarit akuzohen për anëtarësim në lëvizjen e ekstreme Reichsbürger – ose Qytetarët e Rajhut

banner

“Anëtarët e grupit kundërshtuan me forcë institucionet shtetërore dhe rendin e lirë kushtetues demokratik”, thuhet në aktakuzë.

Ata janë kryesisht bashkëpunëtorë të Heinrich XIII Princit Reuss, një familje aristokrate Reichsbürger.

Prokurorët kanë akuzuar 27 personat për planifikim të përmbysjes së sistemit politik demokratik të Gjermanisë.

U bënë përgatitje konkrete për një grusht shteti duke filluar në verën e vitit 2021, raporton bbc.

Plani ishte të merrej pushteti duke pushtuar Bundestagun, parlamentin gjerman, me një grup të vogël personeli të armatosur. Sulmi do të niste pas marrjes së një sinjali, siç është vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II-të

Komplotuesit e supozuar kishin përcaktuar tashmë se si do të funksiononte shteti i tyre i ri pas grushtit të shtetit.

Princi Reuss ishte planifikuar të ishte kreu i shtetit. Me marrjen e detyrës, ai do të negocionte një traktat paqeje me fuqitë aleate që fituan Luftën e Dytë Botërore. Princi Reuss u përpoq të takonte përfaqësuesit e qeverisë ruse për të fituar mbështetje për grushtin e shtetit, sipas prokurorëve.

Birgit Malsack-Winkemann, atëkohë anëtare e Bundestagut nga radhët e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, do të ishte bërë ministre e Drejtësisë. Prokurorët thanë se ajo u dha qasje në ndërtesat parlamentare bashkëpunëtorëve të tjerë.

Grupi kishte hartuar listat e armiqve. Anëtarët ishin të vetëdijshëm se planet e tyre do të rezultonin në vrasjen e njerëzve, sipas aktakuzës.

Anëtarët u detyruan të nënshkruanin një deklaratë të fshehtësisë. Shkelësit do të ishin ekzekutuar për tradhti të lartë.

Komplotuesit e dyshuar kishin qasje në rreth 380 armë zjarri dhe 148 mijë fishekë municionesh.

Sipas Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës të agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane, lëvizja Reichsbürger ka rreth 23 mijë ndjekës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy