Von der Leyen mbështet sanksionet ndaj kolonëve “ekstremistë” izraelitë

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbështetur masat kundër kolonëve “ekstremistë” izraelitë, të cilët janë përgjegjës për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Unë jam në favor të sanksionimit të atyre që janë përfshirë në sulmet në Bregun Perëndimor. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo dhunë nuk ka të bëjë fare me luftën kundër Hamasit dhe duhet të ndalet”, u tha ajo ligjvënësve të BE-së.

banner

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të hënën tha se blloku ishte “i alarmuar nga dhuna në Bregun Perëndimor nga kolonët ekstremistë”, ai gjithashtu dënoi vendimin e qeverisë izraelite për të miratuar 1 mijë e 700 njësi të tjera banimi në Jerusalem, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Borrell tha se do të propozonte sanksione ndaj kolonëve që janë të dhunshëm kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Javën e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të vendoste kufizime vizash për kolonët e përfshirë në minimin e paqes, sigurisë ose stabilitetit në Bregun Perëndimor, raporton Al Jazeera, transmeton Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy