Shqipëria ia kthen Maqedonisë Veriore ikonat që rezultonin të humbura

by engel

Shqipëria i riktheu të premten Republikës së Maqedonisë së Veriut 20 ikona, që rezultonin të humbura.

Ceremonia u zhvillua në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, si një akt simbolik dorëzimi mes Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe Ministres së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska Stojchevska.

Duke shprehur falenderimet për bashkëpunimin e ngushtë me palën maqedonase për identifikimin dhe kthimin e këtyre ikonave, që datonin mes shek. XVII-XIX, ministrja Margariti theksoi se “Për të ardhur në momentin e sotëm është dashur një rrugëtim i gjatë, prej gati një dekade si dhe shumë bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar”.

Nga ana e saj ministrja e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska Stojchevska vlerësoi aktin e dorëzimit të këtyre ikonave nga ana e Shqipërisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy