Netanyahu i drejtohet izraelitëve: Nuk do të lejojmë që Hamastani të shndërrohet në Fatahstan

by Nexhat

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është drejtuar kombit nga selia e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, duke porositur sesi Izraeli do të vazhdojë luftën në Gazë.

Në fjalimin e tij, Netanyahu ka thënë se vetëm presioni ushtarak ka siguruar lirimin e pengjeve nga Gaza, duke theksuar se vetëm presioni ushtarak do të sigurojë lirimin e pengjeve tjera

banner

“Pa këtë nuk kemi asgjë”, tha kryeministri izraelit,

Ai gjithashtu foli edhe për statusin e Gazës pas përfundimit të luftës.

“Nuk do të lejoj që “të “Hamastani” të shndërrohet në “Fatahstan” me kthimin e autoritetit palestinez në Gazë, edhe nëse kjo është dëshira e aleatit më të fuqishëm të Izraelit (SHBA). Hamasi do të shkatërrohet, kurse Gaza do të demilitarizohet. Nuk do të paraqesë kurrfarë rreziku për Izraelin”, shtoi Netanyahu.

Ka folur edhe për ngjarjen ku ushtarët izraelitë u raportua se kanë vrarë tre pengje izraelite.

“Më ka thyer zemrën, por edhe zemrën e tërë kombit. Nuk mund ta kthejmë kohën pas. Të gjithë e dinë se në luftë fitorja dhe katastrofa janë shumë pak larg njëra-tjetrës. Do të nxjerrim leksione nga kjo, Izraelit do të vazhdojë përpjekjet ushtarake dhe diplomatike për të rikthyer të gjithë pengjet”, tha për fund Netanyahu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy