Bayerni po i bën presion Araujos dhe Barcelonës për ta pranuar ofertën

by Nexhat

Bayern Munich nuk po heq dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit uruguaian Ronald Araujo.

Thomas Tuchel a ka bërë prioritet transferimin e qendërmbrojtësit për ta përforcuar repartin defensivë

Bavarezët janë duke i bërë presion Araujos që të pranojë ofertën e tyre pasi janë të bindur se Barcelonën mund ta bindin për ta lejuar largimin e uruguaianit.

Plani i Bayernit për Araujon është i njëjtë si për Sadio Manen dhe Harry Kanen, duke i bërë presion të madh lojtarëve.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sport në Gjermani, drejtuesit e Bayernit janë të bindur se Barcelona do ta lejoj largimin e Araujos për shkak të krizës financiare.

Rekordmenët e Gjermanisë janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për transferimin e Araujos në Allianz Arena qysh në afatin kalimtar të janarit.

Vet lojtari ndihet i lumtur te Barcelona, por një ofertë e mirë financiare për katalunasit mund të bëj që ai të vazhdoj karrierën në Munich. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy