Nagavci: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra

by Nexhat

Për vdekjen tragjike të tre të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, ministrja Nagavci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve si dhe thekson se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.

Postimi i saj i plotë:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e tre të rinjve si pasojë e aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Një veprim i jashtligjshëm, mosrespektimi i rregullave dhe sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike për viktimat  Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Syla, Delina dhe Bibaj, të afërmve e miqve, për humbjen e më të dashurve të tyre. Lutem që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë.

Respektimi me përpikëri i rregullave në trafik, parandalon rrezikun për aksidente në komunikacion, ndërkaq Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy