Barcelona “peshkon” Napolin, short me fat për ekipet e mëdha në Champions League

by Nexhat

Futbolli evropian, “bigët” e kontinentit të vjetër, ishin me sy e veshë nga shorti i Champions League, të gjithë “kryqëzuan gishtat” për të pasur rival komod në fazën e 1/8. Dhe në fakt, fati u ka buzëqeshur ekipeve të mëdha, pretendentëve të zakonshëm të këtij kompeticioni.

Kështu, Bajerni i Mynihut peshkoi Lacion e Elseid Hysajt, me bavarezët që shihen favoritë absolutë për ta kaluar me sukses. Short i mirë edhe për Real Madrid, teksa do të përballen me gjermanët e Lajpcigut. Rekordmenët e Champions League nuk pritet të hasin probleme në këtë raund.

Po ashtu, me fat edhe kampionët në fuqi të Manchester City-t, që do të ndeshen me danezët e Kopenhagen, skuadra më e lehtë në letër në fazën me eliminim direkt. Megjithatë, nuk mungojnë përballjet e forta, siç është Napoli-Barcelona, me bavarezët do të luajnë sfidën e parë në stadiumin Maradona.

Short

Jo më pak e fortë është dueli Inter-Atletiko Madrid, me trajnerin Diego Simeone që do të rikthehet në Milano, por tashmë kundër zikaltërve. Çiftet e tjera të fazës së 1/8 të Champions League janë PSG-Real Sociedad, Porto-Arsenal dhe PSV Eindhoven-Dortmund. Ndeshjet e para do të luhen më 13-14 dhe 20-21 shkurt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy