Kremlini e “përshëndeti” suksesin e Vuçiqit në zgjedhjet në Serbi: Kjo do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë

by Nexhat

Rusia “po monitoron nga afër dhe mirëpret” suksesin e partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet parlamentare në atë vend, tha më 18 dhjetor në Moskë zëdhënësi i Kremlinit Dimitriy Peskov.

Duke komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Peksov tha se “është ekskluzivisht çështje e brendshme e Serbisë miqësore dhe vëllazërore ndaj Rusisë”, por se Moska “sigurisht e mirëpret këtë sukses të zotit Vuçiq”, transmeton Tass.

Peskov shprehu shpresën se kjo do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të Serbisë dhe shpresën se “rruga e forcimit të mëtejshëm të miqësisë, bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm dhe respektit” mes dy vendeve do të vazhdojë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, fitoi lista e mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”.

Pas procesimit të 94,74 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet” ka fituar 46,87 për qind të votave, sipas të dhënave në ueb faqen e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RKZ).

Lista më e madhe e opozitës, “Serbia kundër dhunës”, e cila përbëhet nga një koalicion i gjerë i partive opozitare, ka fituar 23.34 për qind të votave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy