Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka reaguar për zgjedhjet në Serbi, që u mbajtën 17 dhjetor.
Zgjedhjet parlamentare atje i ka fituar partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por OSBE/ ODIHR ka evidentuar një mori shkeljesh.
Këto shkelje përfshijnë keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës.
Për Gjermaninë një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos kur Serbia është shtet kandidat për integrim në Bashkimin Evropian (BE).
“Serbia ka votuar, por @osce_odihr raporton keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, thuhet në njoftim.
#Serbia has voted, but @osce_odihr reports misuse of public resources, voter intimidation and cases of vote buying. This is unacceptable for a country with EU candidate status.
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) December 18, 2023