“Kam puthur një grua në buzë”, Linda Halimi deklarohet pas pretendimeve të Santianës se këngëtarja mund të jetë biseksuale

by Nexhat

Një zhvillim intrigues ka ndodhur brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” kur Santiana, në mënyrë të fshehtë, ka ndarë me Bucin një mendim personal rreth Lindës.

Ajo ka sugjeruar se Linda ka deklaruar të jetë lezbike, një fakt që ka marrë një kthesë të papritur gjatë një bisede të pabesueshme mes Bucit dhe Lindës

banner

Në një atmosferë të tensionuar, ku çdo fjalë lë pasojë dhe ku perceptimet personale mund të ndikojnë në imazhin e banorëve, Buci ka vendosur të drejtojë pyetjen direkt te Linda.

“A ke vallëzuar ndonjëherë në videoklipet e tua?” e pyeti ai. Përgjigja e Lindës ishte plot besim dhe pa hezitim: “Po, madje në klip edhe e kam puthur një femër. I pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti im”

Linda ka treguar më pas se filimi i skenës ka qenë një moment i diskutueshëm për të, duke rrëfyer se në fillim ka pasur rezerva: “Në fillim nuk kam dashur, por burri më ka thënë ‘bëje’”.

Komenti i saj ka pasqyruar një hapje dhe një liri në interpretimin e roleve, si dhe një sjellje profesionale në realizimin e projekteve artistike.

Përndryshe, këtë javë janë pesë banorë të nominuar: Santiana Maloku, Ardi dhe Mirdoni, Azemi, Blerando dhe Linda Halimi – ku një prej më pak të votuarve do të dalë këtë të premte

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy