​Zgjatet orari i punës së barnatoreve deri në 23:00 në Prishtinë

by Nexhat

Me shumicë votash të këshilltarëve komunalë, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka aprovuar ndryshimet e rregullores për kujdestari të barnatoreve në kryeqytet duke u bazuar në kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe komunitetit gjatë periudhës dy mujore sa ka filluar funksionimin i kësaj rregullore.

Me shumicë votash të këshilltarëve komunalë, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka aprovuar ndryshimet e rregullores për kujdestari të barnatoreve në kryeqytet duke u bazuar në kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe komunitetit gjatë periudhës dy mujore sa ka filluar funksionimin i kësaj rregullore

banner

Nga ora 08.00-23.00 do të jetë orari punës së barnatoreve, nga e hëna deri të shtunën, ndërsa nga 23.00-08.00, pesë barnatore do të kujdestarojnë me fokus afër QKUK dhe tri qendrave të mjekësisë familjare nga e hëna deri të shtunën dhe 08.00-08.00 orari 24 orë të dielave dhe festave dhe 30 barnatore kujdestare të dielave dhe festave, ka njoftuar Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës në një postim në Facebook

Zbatimi i orarit të ri fillon pas disa javësh, pas kalimit të procedurave të nevojshme të rregullores

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy