28
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se është zgjatur deri në 3 orë koha e pritjes për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.
Pritje deri në 1 orë ka edhe në pikën kufitare në Jarinje, deri në gjysmë ore në Bërnjak dhe Merdarë, ndërkaq në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në 5 minuta,
Kolonat më të gjata për të hyrë në Kosovë janë tek Dheu i Bardhë, Jarinje dhe Muçibabë me nga 500 metra, ndërkaq në Merdarë kolona është 150 metra dhe në Bërnjak 50 metra.