Suarez shkon tek Inter Miami

by Nexhat

Luis Suarez është sulmuesi i ri i Inter Miami. Uruguajani është tejet i lumtur për klubin e ri ku do të jetë sërish bashkë me ish-shokun e tij tek Barcelona, por mbi të gjitha një mik i mirë si Lionel Messi.

Veç tij, në klubin e David Beckham  ai do të gjejë edhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba, me të cilët fitoi katër tituj të La Liga në pesë vjet. Suarez dhe Messi ishin pjesë e treshes së famshme sulmuese të Barçës, së bashku me sulmuesin brazilian Neymar.

Sezonin e fundit Suarez luajti tek skuadra braziliane Gremio, ku shënoi 26 gola në të gjitha garat, duke e çuar skuadrën në dy trofe këtë vit.

Në gati dy dekada që ka luajtur futboll Luis Suarez ka shënuar më shumë se 500 gola për klubet dhe kombëtaren e Uruguajit.

Miami fitoi Kupën e Ligës në 2023 pas ardhjes së Messi-t, por nuk u kualifikua në “play-off” të Kupës MLS. Sezonin 2024 për ta, do të nisë më 21 Shkurt në shtëpi, kundër Real Salt Lake.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy