Ish-zëdhënësi i Policisë: Ka pasur neglizhencë në zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

by Nexhat

Refki Morina ka qenë zëdhënës i Policisë së Kosovës në një periudhë jo shumë të mirë të stabilitetit të sigurisë brenda vendit.

Në RTV Dukagjini ai tregon se në atë periudhë kanë ndodhur edhe shumë vrasje, e është sulmuar me granatë edhe shtëpia e Presidentit Rugova

banner

“Pa u shqyrtuar lënda pa u mbledhë provat, pa argumentuar gjërat, pa shkuar në këto procedura, është e pamundshme me gjet kryesin e veprës. Megjithatë, tash kanë kaluar shumë vite dhe kështu kanë mbetur ende të pazgjedhura shumë prej rasteve të vrasjeve të pasluftës”, tha ai.

Morina thotë se megjithatë ka pasur një neglizhencë për zbardhjen e këtyre rasteve.

“Unë mendoj se është një neglizhencë. Unë nuk e di kush mund të qëndrojë prapa kësaj neglizhence, është çështje e neglizhencës, e punës dhe e këmbëngulësisë me u marrë me këto raste”

Ish-zëdhënësi i Policisë megjithatë është optimist se secili rast herët apo vonë do të zbardhet.

“Këto raste kanë mu zbulu, mos sot nesër, asnjë rast s’ka me mbet pa zbulu, po kurë, besoj se ka me i ardhë radha, edhe pse po shkon një procedurë shumë e gjatë. Është keq për familjarët, se kanë humbur më të dashurit e tyre, është keq për opinionin, për popullatën, për arsye se njerëz të tillë kanë kontribuar prej nëntëdhjetave me organizimin e popullatës, institucioneve. Edhe pse të brishta atëherë, por ka qenë rezistencë ndaj pushtuesit dhe unë besoj se gradualisht do të zbardhen secili rast”, ka shtuar Morina

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy