“Zoti gjendet nën rrënojat e Gazës” – Betlehemi, qyteti i lindjes së Jezu Krishtit në zi për festimet e Krishtlindjeve këtë vit

by Nexhat

Lufta në Gaza ka futur në hije festimet e Krishtlindjeve në qytetin e Betlehemit, në Bregun Perëndimor, që njihet historikisht si vendlindja e Jezu Krishtit.

Në vend të kësaj, ky qytet është në zi dhe nuk do të ngërtheje më vete, festa muzikore, ceremoni apo edhe dekorime ekstravagante, shkruan New York Times,

banner

Këtë vit, edhe skena tradicionale e lindjes së Jezu Krishtit në një kishë luterane në Betlehem mori një kuptim tjetër.

Jezu Krishti nuk është i vendosur kësaj here në një djep të improvizuar me sanë dhe dru, por, është i vendosur mes rrënojave, gjegjësisht tullave të thyera, gurëve dhe pllakave që përfaqësojnë shkatërrimin në Gaza.

Ai është mbështjellë me një ‘keffiyeh’, shalli me kuadrate bardhë e zi, që është bërë një simbol i identitetit palestinez

Pastori Munther Isaac duke ndezur një qiri pranë një ‘djepi’ të improvizuar këtë muaj në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor

“Jemi të thyer nga imazhet e fëmijëve që nxirren nga rrënojat, ditë pas dite. Jemi ngjitur pas ekraneve tona”, tha Munther Isaac, pastori në Kishën Ungjillore Luterane të Krishtlindjeve që krijoi këtë djep të imrpovizuar.

“Zoti është nën rrënojat në Gaza, këtu e gjejmë Zotin tani”, thotë ai.

Lufta filloi më 7 tetor, kur Hamasi nisi një mori sulmesh në Tel Aviv dhe me pjesëtarët e tij vërshuan komunitetet jugore të Izraelit, që mbetën të vrarë rreth 1,200 izraelitë. Në përgjigje të këtyre sulmeve, Izraeli nisi bombardimin e Gazës dhe mobilizoi forcat tokësore atje për të eliminuar Hamasin.

Derisa konflikti hyn në muajin e tretë, disa nga imazhet më tronditës të shkrepura në Gaza kanë qenë të fëmijëve të vdekur palestinezë të nxjerrë nga rrënojat e sulmeve ajrore

Gati gjysma e popullsisë prej 2.2 milionë banorësh në Gaza, janë fëmijë dhe rreth 70 për qind e të vrarëve janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës dhe Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave, rreth 20 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Ndonëse Gaza është rreth 70 kilometra larg Betlehemit, që ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, palestinezët në qytet e bashkëndjejnë dhimbjen me ta.

Banorët shprehën shqetësuar për familjet dhe miqtë e tyre në Gaza dhe e shohin jetën e tyre të kufizuar –  qoftë përmes kufizimeve që nga fillimi i luftës për lëvizjen brenda dhe jashtë qytetit, pasojat ekonomike të luftës ose anulimin e festimeve të Krishtlindjeve.

Muajin e kaluar, krerët e kishave të ndryshme në Jerusalem u kërkuan kongregacioneve të tyre të hiqnin dorë nga “aktivitetet e panevojshme festive”

Në vend të kësaj, në një deklaratë, priftërinjtë dhe adhuruesit duhet të “përqendrohen më shumë në kuptimin shpirtëror të Krishtlindjeve në aktivitetet e tyre baritore dhe festimet liturgjike”.

Kisha e Lindjes në Bregun Perëndimor të qytetit të Betlehemit

Udhëheqësit lokalë të krishterë thonë se rreth 35 mijë krishterë jetojnë në zonën e Betlehemit. Simbolika e Krishtlindjes është pjesë e shpirtit të qytetit.

Por, situata e vazhdueshme në Gaza ka vendosur në hije këtë vit festimet e Krishtlindjeve në Betlehem.

Tradicionalisht, një pemë gjigante e Krishtlindjeve vendoset në qendër të qytetit në Sheshin Manger dhe një ceremoni e ndriçimit të pemëve zhvillohet me bujë të madhe, por jo këtë vit.

Ndonëse, rrugët e qytetit zbukurohen me dekorime Krishtlindjesh, ato kësaj here janë të “zbrazëta”.

Vajzat palestineze në oborrin kryesor në Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem

Një traditë e qytetit e procesionit të famshëm të Patriarkut do të bëhet gjithashtu në një version paksa të zbutur; aty ku Patriarku Katolik Romak udhëton nga Jerusalemi në Betlehem për të shënuar udhëtimin e Jozefit dhe të Marisë

Siç thuhet, patriarku do të nisë kortezhin si zakonisht në prag të Krishtlindjes, me djem e vajza, megjithatë do të marshojnë në heshtje pa luajtur instrumentet muzikore.

Sheshi Manger, në qytetin biblik të Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar, në prag të Krishtlindjeve 2022

Sapo patriarku të arrijë në Betlehem, ai do të ecë nëpër Star Street, rruga historike që kalon nëpër qytetin e vjetër deri në Kishën e Lindjes, e ndërtuar në vendin ku besohet se ka lindur Jezusi. Më pas ai do të kremtojë një meshë të mesnatës.

Zakonisht, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe personalitete të tjera marrin pjesë në meshë, por mbetet  e paqartë nëse do të marrin pjesë këtë vit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy