Shqipe Hysenaj dhe Adri Rrogaqi e kanë diskutuar një situatë pas përfundimit të spektaklit të së hënës.
Teksa po darkonin në oborr, dyshja kanë qenë duke folur edhe për ngjarjen, duke dhënë mendimet e tyre
“Mbaji mendimet për veti, mbaj sekretet e tua”, iu drejtua Adri, Shqipes me një ton më të lartë.
“Mos ma thuaj, a e di ti a do ta mbaj sekretin apo nuk do ta mbaj, ç’të duhet ty. Nuk mund të të them çdo gjë në sekondë, nuk e bëj”, tha ish-konkurrentja e “Përputhen”
Ata kanë krijuar një raport të mirë së bashku, ndonëse shpesh shihet të kenë probleme të tilla.
Shqipja e ka thënë disa herë që nuk pajtohet me mendimet e Adrit dhe për këtë e kundërshton në të shumtën e rasteve
Adri, Iliriana dhe Shqipja tashmë janë një grup brenda shtëpisë së famshme.