E pranoi edhe Kremlini – momenti kur raketa shkatërruese ukrainase godet një luftanije ruse në Krime

by Nexhat

Disa pamje që janë publikuar në internet thuhet se tregojnë momentin kur një raketë shkatërruese ukrainase godet – gjatë natës – një luftanije ruse në Krimenë e pushtuar.

Pamjet e filmuara pranë portit të Feodosia tregojnë një top të madh zjarri që ngrihet në qiell pas një sulmi të dyshuar nga raketa Shadow, shkruajnë mediat e huaja

Sulmi i Krishtlindjeve, për të cilin Kievi ka marrë përgjegjësinë, çoi në raporte të pakonfirmuara se dhjetëra njerëz ishin vrarë dhe anija ushtarake Novercherkassk u dëmtua rëndë.

Ndërkohë agjencia ruse e lajmeve Interfax kishte thënë se ministria e mbrojtjes konfirmoi se anija ishte dëmtuar.[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]

Por guvernatori i territorit tha mëngjesin e sotëm se të paktën një person ishte vrarë dhe gjashtë ndërtesa u detyruan të evakuohen si pasojë e shpërthimit.

Ky është i fundit në një seri sulmesh që synojnë anijet luftarake ruse në Detin e Zi, ndërsa Ukraina vazhdon luftën e saj kundër trupave të Vladimir Putinit, pas fillimit të agresionit të tij në shkurt të vitit 2022.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy