“Unë shkoj te familja për Bajram, ti s’ke ku shkon”, Linda Halimi shpërthen në lot pas ofendimeve të Gani Gërmisë

by Nexhat

Këngëtarja Linda Halimi dhe humoristi Gani Gërmia, kanë vazhduar me debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ata fillimisht kanë pasur një debat në dhomën e gjumit, e cila ka qenësi pasojë e debatit të nisur të premten në spektakël

banner

Teksa Linda i është drejtuar me fjalët “homofob dhe fundërrinë”, Ganiu më pas e ka ofenduar duke e prekur edhe në familje

“A ti s’flet me kushërinj? Unë të paktën te familja shkoj për Bajram, e ti s’ke ku shkon”, i ka thënë Ganiu-Lindës.

Me këtë ai i është referuar rrëfimit që vet Linda ka bërë, e cila ka thënë se ka familjarë që nuk i flasin për shkak të zgjedhjes që ka bërë në jetë, duke u martuar me një të huaj dhe me ngjyrë

E pasi kanë zhvilluar këtë debat të ashpër, Linda është ndjerë e prekur dhe ka filluar të qajë.

Në një video e cila është shpërndarë në rrjetin social Twitter, Linda mund të shieht shumë e prekur emocionalisht nga ky debat, teksa afër i gjendet banorja tjetër e shtëpisë, Shqipja.

Mbetet të shihet se si do të trajtohet kjo ngjarje në spektaklin e së premtes. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy