Afrika e Jugut ka nisur një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështje të gjenocidit që Izraeli ka kryer
Ajo ka përmendur shkeljet e Konventës së Gjenocidit lidhur me sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës kundër palestinezëve, raportoi SkyNews.
Kjo kërkesë është një nga veprimet që Afrika e Jugut ka ndërmarrë kundër Izraelit – ajo votoi mbylljen e ambasadës izraelite në Pretoria dhe pezullimin e të gjitha marrëdhënieve diplomatike deri në arritjen e armëpushimit në Gaza.
Izraeli i është përgjigjur kërkesës duke e quajtur “të pabazë” dhe “shpifje”.
Po ashtu pretendoi se Afrika e Jugut po “bashkëpunonte me një grup terrorist që bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit”.
Izraeli përsëriti sërish se lufta e tij është kundër Hamasit dhe jo popullit të Gazës