Dua Lipa thuhet se ka tërhequr mbrapsht publikimin e një klipi të saj, për të treguar ndjeshmëri ndaj luftës Izrael-Hamas.
Këngëtarja, 28 vjeçare, besohet se ka xhiruar videoklipin para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ishte pjesë e përgatitjeve për albumin e saj të tretë studio. Megjithatë, thuhet se tani ajo ka tërhequr mbrapa publikimin e videoklipit, i cili përmbante skena me shpërthime dhe turma që luftojnë, pas takimeve emergjente, shkruan DailyMail
Dua mendon se do të ishte “e pa ndjeshme” që klipi të lansohej tani pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas. Një burim pranë saj i ka thënë tabloidit britanik The Sun: “Një klip u xhirua për albumin e ardhshëm të Dua Lipës vitin e kaluar në shtator”.
“Në zemër të videos ishte luajtshmëria, por përfshinte tema të kaosit – duke përfshirë aksidente me makina, demolime, shpërthime, fishekzjarre dhe turma që luftojnë”.
“Dua dhe ekipi i saj vendosën që do të ishte e pa ndjeshme që videoja të publikohej duke marrë parasysh atë që ka ndodhur në dhe që nga 7 Tetori”, tha burimi.
Kënga misterioze, e cila ende nuk është bërë e ditur, pritet të jetë pjesë e albumit të tretë studio të Duas, i cili do të lansohet vitin e ardhshëm.
Në Tetor, Dua bashkoi forcat me dhjetëra yje të Hollywoodit, duke përfshirë America Ferrera dhe Channing Tatum, për të bërë thirrje për Presidentin Joe Biden që të ndihmojë në deeskalimin e krizës në Gaza dhe Izrael.
Figurat publike, të cilat formuan një grup të quajtur ‘Artists4Ceasefire’, shkruan një letër të hapur për Presidentin, e cila shpjegon se ata “janë bashkuar si artistë dhe avokatë, por më së shumti si njerëz që dëshmojnë humbjen shkatërruese të jetëve dhe të tmerrit në Izrael dhe Palestinë”.
“Ata kërkojnë që, si President i Shteteve të Bashkuara, të bëni thirrje për një deeskalim dhe armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe Izrael para se të humbet një jetë tjetër”, deklaronte grupi në kërkesën e tyre