Zyrtari më i lartë i ndihmave emergjente të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths është shprehur se njerëzit në Gaza po përballen me “nivelet më të larta të pasigurisë ushqimore të regjistruara ndonjëherë”.
Griffiths thotë se Gaza është bërë “një vend vdekjeje dhe dëshpërimi”, duke thënë se numri i të vdekurve ka arritur në dhjetëra mijëra, objektet mjekësore janë nën sulm dhe siç u shpreh ai, ka mungesë të spitaleve funksionale, shkruan CNN,
“Gaza është bërë thjesht e pabanueshme. Njerëzit e saj janë dëshmitarë të kërcënimeve të përditshme ndaj ekzistencës së tyre, ndërkohë që bota e shikon”, është shprehur Griffiths.