Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram, me fotot e fundit që ajo ka postuar, të cilat pothuajse çdo herë bëjnë bujë në rrjet.
E njohur për elegancën dhe bukurinë natyrale, Adrola ka ndarë me ndjekësit e saj një seri imazhesh ku shfaqet duke modeluar disa fustane argjendi të mahnitshëm
Fustanet me nuancat argjendi të cilat ajo ka zgjedhur, theksojnë në mënyrë perfekte linjat e saj.
Adrola shfaqet jo vetëm me elegancë, por edhe me një ndjenjë të fortë të sensualitetit, të cilat janë ndër elementet që e bëjnë atë kaq të pëlqyeshme nga publiku
Fustanet zbulojnë pjesën shumë joshëse të gjokshit, po ashtu edhe këmbët e saj seksi.
Pamja e saj është plotësuar me një makijazh të rafinuar dhe të detajuar.
Sytë e saj janë theksuar me ngjyrë të zezë, duke i dhënë atyre një thellësi magjepsëse, ndërsa buzët nudo e komplimentojnë në mënyrë të përkryer shkëlqimin e përgjithshëm.