Është publikuar videoklipi me momentet më të mira të Blerandos dhe Shqipes sa i përket sfidës së ‘Vëllait të Madh’.
Ata u zgjodhën si çift për të qëndruar për dy ditë bashkë në një palë tuta sportive
Ndonëse në fillim refuzuan, ata duket se kanë kaluar më së miri gjatë kësaj kohe.
Në klipin që u publikua në spektaklin e natës së sotme (e hënë), dyshja dukeshin si çift real
Ata madje u shfaqën më të afërt se kurrë e në disa raste edhe në momente romantike.
Të pyetur se si ta quajnë klipin e tyre, Blerando dha një përgjigje të prerë: “Ose duhej të sillesha mirë me Shqipen ose të bëja luftë”.
Shqipja po ashtu mohoi të ketë diçka më shumë mes tyre.