Ngjarjet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” nuk janë të panjohura për debatet dhe përplasjet, por një incident i fundit ka kaluar kufijtë e debatit të zakonshëm duke u kthyer në një shkëmbim fjalësh vulgar.
Protagonistë të kësaj përleshjeje me fjalë janë dy prej personazheve më të njohur të shtëpisë, Linda Halimi dhe Buci
Diskutimi u përshkallëzua kur Linda akuzoi Bucin për një veprim të pakëndshëm dhe të pahijshëm, duke sugjeruar se ai kishte prishur ajrin qëllimisht përpara fytyrës së saj
Situata u bë edhe më e tensionuar kur Buci iu përgjigj me vulgaritet: “Edhe çka tash, a po don prap?”, një fjalim që shkaktoi më shumë zemërim tek Linda
Në vijim të akuzave, Linda u shpreh akoma më kritike, duke i thënë Bucit se duhet të tregojë më shumë respekt dhe i hodhi pyetjen nëse ai bën të njëjtin sjellje edhe përpara femrave të familjes së tij
Kjo e fundit ishte një tentativë për të vënë në dukje mungesën e respektit dhe sjelljen e papranueshme të Bucit, duke u bërë thirrje për standardet e sjelljes që pritet të demonstrohen në një mjedis publik siç është ai i Big Brother VIP Kosova
Ky incident u pasqyrua gjerësisht në rrjetet sociale dhe nxit reagimet e shumta të shikuesve, disa prej të cilëve kritikuan ashpër mungesën e kulturës dhe sjelljes jo të hijshme të disa banorëve.
Ndërkohë, të tjerë u shprehën të shqetësuar për imazhin që po projekton ky realitet-show dhe për efektin që ka mbi audiencën e gjerë që përcjell përmbajtjet e tij.