Bonucci do t’i bashkohet sot Fenerbahçes

by Nexhat

Leonardo Bonucci do të bëhet sot me ekip të ri.

Qendërmbrojtësi italian pas disa orësh do t’i bashkohet Fenerbahçes, njoftojnë mediat turke,

banner

Përfaqësuesi italian do të udhëtojë drejt Stambollit për ta nënshkruar një kontratë afatshkurtër, deri në qershor të këtij viti.

Ish-futbollisti i Juventusit dhe i Milanit do të paguhet 1,3 milion euro nga klubi turk.

Gjithashtu, edhe Union Berlini do të marrë kompensim për ta mbyllur para kohe kontratën.

Bonucci nuk deshi të luante më në Gjermani dhe klubi i Bundesligës ia dha mundësinë e largimit.

Gjatë verës, nuk përjashtohet mundësia që ai ta vazhdojë eksperiencën turke, ose mund të rikthehet në Itali apo ta provojë një eksperiencë larg Evropës, në Arabinë Saudite ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitet e fundit të karrierës së tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy