Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin i ka ftuar asambleistët e kuvendit për pjesëmarrje në seancën e radhës, ku do të bëhet betimi i kryetarit të ri të Komunës, i cili do të qeverisë me mandatin e kohës së mbetur në këtë komunë. Seanca do të mbahet me 19 Maj 2023, nga ora 11:00.
Kryetar i komunës për Mitrovicën Veriore është zgjedhur Erden Atiq, nga radhët e subjektit Lëvizja Vetëvendosje!