Inter Miami refuzoi miqësoren me Barcelonën, zbulohet arsyeja

by Nexhat

Inter Miami mësohet se ka refuzuar propozimin e Barcelonës për të zhvilluar një ndeshje miqësore mes dy klubeve korrikun e ardhshëm.

Sipas “El Mundo Deportivos”, klubi që zotërohet nga legjenda e futbollit anglez, David Beckham, si bashkëpronar, nuk e pranoi propozimin.

banner

Arsyeja ka të bëjë me faktin që muajin korrik MLS është në mesin e sezonit dhe një ndeshje jashtë programit në këtë kohë vetëm se do të konsumonte lojtarët e ekipit nga Florida.

Për më tepër, ekzistonte mundësia që Lionel Messi të mos ishte i disponueshëm për ndeshjen, pasi pritet të jetë me Argjentinën në Kupën e Amerikës, e cila do të zhvillohet mes 20 qershorit dhe 14 korrikut

Prandaj është e pamundur, për momentin, që Messi të ribashkohet me “Blaugranat”, klubin ku ai shënoi 672 gola dhe fitoi gjithçka

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy