Në këtë fazë, pritet që vendimi i Mbappes të jetë mes PSG-së dhe Real Madridit, ashtu siç ndodhi në vitin 2022.
Në atë kohë, 22-vjeçari vendosi në favor të qëndrimit tek PSG-ja dhe kështu mendon se do veprojë përsëri ish-legjenda e klubit dhe trajneri Luis Fernandez

Në një intervistë për beIN SPORTS, Fernandez ka thënë se beson që Mbappe nuk do të lëvizë nga kryeqyteti francez gjatë verës.
“Po, mendoj se do të qëndrojë tek PSG. Kur i dëgjoj njoftimet e të tjerëve, nga presidenti i PSG-së i cili merr inciativën për të folur rreth kësaj teme, kur e shoh Kylian duke e bërë të njëjtën pas ndeshjeve, kur e shoh PSG që dëshiron të investojë në këtë aspekt”.
“Ne kemi transfeurar Kolo Muanin dhe Dembelen, të cilët janë miq të cilët Kylian dëshironte që t’i kishte përkrah tij. Unë mendoj se ai do të qëndrojë tek PSG-ja sezonin e ardhshëm”, ka thënë Fernandez