Gjashtë klubet që po e monitorojnë situatën e Kalvin Phillips

by Nexhat

Gjashtë skuadra po konkurrojnë për të nënshkruar me Kalvin Phillips e Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit, ndërsa e ardhmja e mesfushorit do të vendoset brenda javës.

Barcelona dhe Atletico Madrid i janë bashkuar garës për të nënshkruar me reprezentuesin anglez, teksa ai kërkon një largim nga Man City

banner

Ndërkohë, Crystal Palace dhe West Ham kanë monitoruar situatën e tij, ndërsa për një kohë Newcastle dhe Juventus janë në kërkim të tij, shkruan The Telegraph.

Neëcastle po përgatitej të largohej nga bisedimet me Man Cityn për shkak të kushteve të kërkesave të kampionëve të Ligës Premier.

Laraskat mendonin se tarifa e huazimit që Man City donte ishte shumë e lartë dhe nuk donin një marrëveshje që përfshinte një detyrim blerje.

Juventus gjithashtu e kishte të vështirë të arrinte një marrëveshje me klubin e tij, por të dy palët ende shpresojnë për një marrëveshje

Phillips është i vendosur të largohet nga Man City pasi dështoi të hyjë në formacionin e rregullt të Pep Guardiolës që kur u bashkua nga Leeds në vitin 2022.

Ai ka bërë vetëm 31 paraqitje në të gjitha garat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy